Klassa 7/2
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria në Perandorinë bizante (shek. IV-XIV)

Shko poshtë

Shqipëria në Perandorinë bizante (shek. IV-XIV) Empty Shqipëria në Perandorinë bizante (shek. IV-XIV)

Mesazh  DannY-G Thu Mar 04, 2010 2:55 pm

Shqipëria në Perandorinë bizante (shek. IV-XIV) Ip86ds10

Në vitin 95, Perandoria Romake u nda në dy pjesë të veçanta e të pavarura nga njëra-tjetra: Perandoria Romake e Perëndimit, me kryeqytet Romën, dhe Perandoria Romake e Lindjes, ose siç quhet ndryshe Perandoria Bozante. Kryeqytet i kësaj të fundit u bë Kostandinopoja, e quajtur për nder të perandorit të Konstandin i Madh, themelues i saj më 330.

Provincat e Ilirikut, ndër të cilat Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër, iu bashkangjitën Perandorisë Bozante, në suazën e së cilës qëndruan për gati 10 shekuj.

Pozita gjeografike në kufi me Italinë e rriti së tepërmi rolin e këtyre trevave në kuadrin e Perandorisë Bozante. Ato u kthyen në një nyje komunikimi ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Një rol të tillë e favorizonte ekzistenca e porteve të rëndësishme dhe e rrjetit rrugor që fillonte nga brigjet lindore të Adriatikut e të Jonit dhe shtrihej në thellësi të gadishullit, duke lidhur me bregdetin qendra të tilla të rëndësishme, si Nishi, Shkupi, Ohri, Kosturi, Selaniku, e vetë Kostandinopoja. Ashtu si në shekujt e mëparshëm, Via Egnatia vazhdoi ta luante rolin kryesor të komunikimit ndërmjet provincave të Perandorisë në rrafshin horizontal. Me zotërimin e kësaj rruge lidhen një sërë betejash të mëdha ushtarake që u zhvilluan në truallin shqiptar në shekujt e mesjetës: Durrësi, "metropoli i Ilirukut", ishte pa diskutim porti kryesor i Bizantit në krahun perëndimor të tij. Aty ndodheshin punishte dhe arsenale për pajisjen e ushtrisë dhe të flotës perandorake. Megjithëse u dëmtua nga tërmetet e viteve 345 e 518, qyteti u rimëkëmb e u pasurua me ndërtesa të reja publike e private. Në Durrës u zhvillua një shtresë e fuqishme e aristrokracisë civile, ushtarake e kishtare, që luajti rol të rëndësishëm në jetën e qytetit e më gjerë. Në vitin 491një përfaqësues i saj arriti të bëhej perandor i Bizantit, me emrin Anastasi I (491-518). Perandori Anastas bëri mjaft ndërtime në qytetin e tij të lindjes. Ai ngriti hipodromin dhe muret e fuqishme rrethuese që mund të shihen ende sot dhe që e bënë Durrësin të papushtueshëm në tallazet e shekujve. Përveç Durrësit, një numër qytetesh e kështjellash u trashëguan nga periudha antike, si Shkodra, Lezha, Vlora, Bylisi, Berati (Pulkeropolis), Amantia, Butrinti, Adrianopoja (pranë Gjirokastrës) etj. U krijuan edhe qytete të reja si Skampini (Elbasani) dhe Onhesmi (Saranda). Por në kushtet e reja historike, që u karakterizuan përgjithësisht nga kriza e jetës qytetare, një pjesë e këtyre qyteteve u rudhën në funksionet e tyre dhe mbijetuan thjesht si kështjella ushtarake ose si qendra kishtare, kurse kështjella të tjera, si Onhesmi, Skampini, Amantia nuk përmenden më pas shekullit VI.


Shqipëria në kohën e dyndjes së popujve dhe të vendosjes së sllavëve në Ballkan

Kalimi nga antiketi në mesjetë u karakterizua nga ndryshime e përmbysje të mëdha politike, social-okonomike, kulturore dhe etnike në botën e vjetër. Ashtu si trevat e tjera ballkanike, edhe viset ilire nuk iu shmangën goditjeve të popujve "barbarë", që kapërcenin kufirin e Danubit e depërtonin në thellësi të jugut. Gotë, hunë, antë, herulë, gepidë, avarë, e më në fund edhe sllavë shkelën gjatë shekujve V-VI Ilirikun dhe mbollën kudo shkatërrim e pasiguri. Perandorët bizantë u përpoqën t'i frenonoim sulmet barbare duke ngritur sisteme të fortifikuara në viset e rrezikuara. Perandori Justinian (527-565) ndërtoi dhe rindërtoi për këtë qëllim 167 kështjella në provincat e Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Nga fundi i shek.VI, dyndjet e popujve, veçanërisht ato avarosllave u intensifikuan së tepërmi. Duke ardhur nga veriu, sllavët shpërthyen në Maqedoni, Trakë, Tesali, Atikë e Peloponez. Sulme të izoluara sllave u bënë edhe në provincat ilire të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Si pasojë e tyre, një numër qyteetsh të vjetra përfshirë edhe Durrësin, u dëmtuan rëndë. Qyteti i Lezhës u mor nga sllavët rreth vitit 590 dhe u mbajt prej tyre për disa vjet. Dyndjet sllave u shoqëruan me një dukuri të re, me atë të kolonizmit sllav, që njohu kulmin e vet gjatë sundimit të perandorit Herak¨¨el (610-649). Perandoria Bizante u detyrua të lejonte ngulitjen e masave sllave në vise të ndryshme të Ballkanit. Për rrjedhojë, në fillimet e shek. VII, mjaft treva si Dakia, Maqedonia, Traka e Peloponezi pësuan ndryshime të mëdha në strukturën e tyre etnike. Edhe bota e madhe ilire pësoi rrudhje të ndjeshme. Masa sllave u vendosën në viset e Ilirisë Veriore, kurse në provincat ilire të Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër pati infiltrime grupesh të vogla sllave, që me kohë u tërhoqën përsëri ose u asimiluan. Sidoqoftë, burimet historike dhe gjetjet arkelogjike e përjashtojnë kolonizimin sllav të këtyre katër provincave që përfaqësojnë hapërsirën etnike të shqiptarëve gjatë mesjetës e deri në kohët e reja. në Preval, i cili në kohët e mesme u quajt me emrat Diokle e Zetë, në Dardani (Kosovë), në Maqedoninë e sotme Perëndimore, në Epirin e Ri (Arbanon) e në Epirin e Vjetër (Shqipëria e Poshtme), popullsia autoktone shqiptare përbënte një masë kompakte dhe homogjene. Por ishuj të popullsisë së vjetër ilire vazhduan të mbijetonin deri në fund të mesjetës edhe përtej kësaj shtrirjeje, në viset e Raguzës (Dubrovnikut), deri thellë në Bosnjë e Hercegovinë, ose në brezin Maqedoni-Tesali, në kufi me Epirin. Deri në fund të periudhës osmane këtu dëshmohen vendbanime masive shqiptare. Elementi shqiptar ka qenë në jug të Gjirit të Artës, në Etoli dhe në Akarnani, ku edhe sot hasen gjurmë të toponimisë së vjetër Shqiptare.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

https://klassa-7-2.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi