Klassa 7/2
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeni lind apo bëhesh?

Shko poshtë

Gjeni lind apo bëhesh? Empty Gjeni lind apo bëhesh?

Mesazh  DannY-G Thu Mar 04, 2010 3:10 pm

"New Scientist" tregon "formulën e gjenialitetit": 1 përqind fat, 29 përqind shkollë e mirë dhe 70 përqind punë

Të gjithë mendojnë se është çështje fati, se është e shkruar kush është i zgjuar dhe kush jo, se kush do të jetë i suksesshëm në jetë dhe kush do të jetë një dështak. E vërteta është se fati nuk është gjithmonë i parapërcaktuar. Njeriu e ka në dorë të bëjë çdo gjë të jetë e mundur për ta ndryshuar atë, për të qenë njeriu që ka dëshiruar gjithmonë të jetë. Por, si mund të bëhesh një gjeni? Përgjigja është e thjeshtë në teori, por e vështirë në praktikë. Duhet pak fat, vullnet dhe shumë shumë punë!

Revista angleze "New Scientist", pas studimeve të shumta të kryera në këtë fushë, ka publikuar "dozat", të përcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbësore është studimi i mirë. Askush nuk lind me dije absolute mbi gjithçka apo një fushë të caktuar. Ndoshta mund të lind me një prirje të veçantë në shkencë, muzikë, sport apo literaturë, e megjithatë dihet shumë mirë se nuk bëhesh shkencëtar po nuk mësove mirë matematikën, nuk bëhesh muzikant po nuk mësove të hedhësh notat mbi pentagram, nuk bëhesh sportist pa kultivuar fizikun e duhur me stërvitje intensive dhe padyshim që nuk bëhesh dot shkrimtar po nuk dite të shkruash. Sekreti i jetës së suksesshme përmblidhet në këtë formulë të thjeshtë. Talenti nuk të hyn në punë për asgjë pa aplikim dhe pa përkushtimin e nevojshëm.

Gjeni lind apo bëhesh? Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka marrë përgjigjen "shkencore". Studimi i parë analitik i këtij problemi është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të tjera sportive. Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili është publikuar në këto ditë në "Cambridge University Press". Tezat tregojnë se aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjenialitet, nuk është fryt i një dhurate të Zotit, por është rezultati i një kombinimi të aftësisë së lindur, studimeve të larta dhe një pune shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm "kokave" të mëdha. Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 përqind talent (frymëzim krijues) dhe 99 përqind punë. "New Scientist" tregon "formulën e gjenialitetit": 1 përqind fat, 29 përqind shkollë e mirë dhe 70 përqind punë.

Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetëve", që përbëhet nga talenti i lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë e 120 atletëve, aktorëve, artistëve, matematikanëve dhe shkencëtarëve, e bërë nga psikologu i famshëm Benjamin Bloom nga Universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte studimet ndërkombëtare. Gjithashtu, është një fakt që secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës. Pra, askush nuk arrin majat e suksesit i vetëm, duhet patjetër një figurë mbështetëse dhe udhëheqëse gjatë viteve të studimit dhe punës intensive.

Në tezën e Universitetit të Cambridges citohen raste të famshme: Mozarti i binte violinës kur ishte vetëm 3 vjeç si dhe kompozonte simfoni në moshën shtatëvjeçare. Ndërsa, në adoleshencën e vonë ka prodhuar muzikën që e bëri një gjigand në këtë fushë; Einstein ishte një nxënës mediokër dhe i pavullnetshëm; vetëm atëherë kur iu përkushtua fushës së tij të preferuar dhe për të cilën kishte talent, ai "shpërtheu"; Tiger Woods ka mësuar që ta luajë golfin para se të ecte, por mbi të gjitha ka qenë stërvitja e vazhdueshme që e ka bërë të jetë më i miri (e njëjta gjë vlen edhe për Pete Sampras dhe Michael Jordan).

Mes individëve fatlumë që lindin me një dozë talenti në një fushë të caktuar, vetëm studimi dhe intensiteti praktikues bëjnë dallimin: ky njeri bëhet gjeni, kurse tjetri vetëm një zbatues i mirë.

"Më falni, si mund të shkoj deri në Carnegie Hall? - tempulli i muzikës klasike në Nju-Jork, ka qenë një nga batutë e konservatorëve amerikanë. Përgjigja ironike ishte: "Me shumë praktikë dhe punë intensive".

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

https://klassa-7-2.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi