Klassa 7/2
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët Pasardhës të ilirëve...

Shko poshtë

Shqiptarët Pasardhës të ilirëve... Empty Shqiptarët Pasardhës të ilirëve...

Mesazh  DannY-G Thu Mar 04, 2010 2:56 pm

Në të gjithë këtë shtrirje gjeografike të përfaqësuar nga provincat e Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, që njihet si atdheu mesjetar i Shqiptarëve, mbi bazën e elementit të vjetër ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike të formimit të popullit shqiptar.

Bazuar në lidhjet gjenetike të shqipes me ilirishten si dhe me marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e vjetra greke-latine e trakorumune, shkenca ka arritur në përfundimin se folësit e hershëm të asaj gjuhe, arbrit, kanë populluar një trevë që ishte në kontakt me të tria këto grupe gjuhësore dhe që, për rrjedhojë, përputhet me trevën ku ata banojnë ende sot. Ky përfundim mbështetet edhe nga të dhënat e arkeologjisë. Kultura e hershme materiale e shqiptarëve (arbërve), e njohur përgjithësisht me emrin "kultura e Komanit", sipas emrit të fshatit, ku u gjetën më 1898 gjurmët e saj flet qartë për vazhdimin e traditave ilire dhe për marrëdhënie të pandërprera me kulturën romane-bizante të epokës së kapërcimit nga lashtësia në mesjetë. Gjurmë të kulturës arbërore të Komanit janë gjetur së fundi edhe në rrethet e Lezhës, të Krujës, të Tiranës, të Mirditës, të Pukës, të Matit, të Kukësit, të Ohrit etj. Së fundi, vetë emri i shqiptarëve të hershëm, i arbërve (lat. Albani, greq. Arbanoi) e ka origjinën te fisi ilir me të njëjtin emër, që Ptolemeu, gjeograf i shek.II e lokalizon në viset midis Durrësit e Dibrës. Po kështu, historiani bizantin i shek.XI, Ataliati, njofton se banorët e kësaj treve me rëndësi të veçantë gjeostrategjike vazhdonin të quheshin arbër (arbanoi) edhe në kohën e tij. Ky emër u përgjithësua edhe për popullsinë shqiptare të trevave të tjera që më parpara emërtohej sipas emrave të krahinave ose të qyteteve. Burimet historike tregojnë se viset shqiptare gjatë mesjetës shtriheshin nga Gryka e Kotorrit në veri, deri në Gjirin e Artës, në jug. Të gjitha ato treva në atë kohë përfshiheshin nën emërtimin Arbëria (Albania).


Riorganizimi administrativ i trojeve shqiptare

Shqipëria dhe Mbretëria Bullgare (shek.IX-X) Pas dyndjeve sllave në ballkan, Shqipëria, ndonëse mbetej gjithnjë provincë bizante, i humbi lidhjet tokësore me Perandorinë. Në këto kushte, në qytete ose jashtë tyre po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes, që përfaqësoheshin nga fisnikët e qyteteve (arkondët) dhe nga bujaria e fshatit. Por nga fillimi i shek.IX, situata politike në Perandorinë Bizantine ndryshoi. E çliruar nga presioni i arabëve në Lindje, ajo i drejtoi sytë nga provincat e saj perëndimore, si Italia e Jugut, Dalmacia e Shqipëria, që qenë bërë objekt i sulmeve arabe, bullgare e franke. Për këtë arsye, duke filluar nga ajo kohë, Perandoria Bizantine e forcoi praninë e saj në këto provinca nëpërmjet riorganizimit të tyre administrativ dhe krijimit të provincave ushtarake, themave. Trevat shqiptare u përfshinë në themat e Durrësit (shtrirja Tivar-Vlorë) të Nikopojës, që mbërrinte deri në Gjirin e Korintit, e të Selanikut, që përfshinte edhe viset lindore shqiptare (të Madeqonisë së sotme Perëndimore) dhe atë të Kosovës. Më vonë këtu u krijua një themë e re, ajo e Shkupit. Në krye të themës qëndronte një funksionar i lartë bizantin, strategu, i veshur njëherësh me pushtet ushtarak e civil. Strategu i themës së Durrësit dhe ai i Nikopojës quheshin edhe dukë. Nën urdhrat e tyre ishte një aparat i tërë nëpunësish ushtarake e civilë që shërbenin në qendër e në bazë. Organizimi i ri i themave synonte të konsildonte forcën ushtarake bizantine nëpërmjet krijimit të një ushtrie të rekrutuar në vend, nga radhët e stratiotëve (bujqve-ushtarë) që kishin të drejtën e shfrytëzimit të një parcele toke kundrejt kryerjes së shërbimit ushtarak. Integrimi i forcave vendëse në ushtrinë e themës së Durrësit bëri që shumë fisnikë shqiptarë të ngjitnin shkallët e karrierës ushtarake dhe të arrinin poste të larta, deri në atë të strategut. Regjimi i themave në Shqipëri nënkuptonte marrëdhënie të caktuara të pushtetit qendror bizantin me forcat dhe me strukturt vendëse. Shqiptarët do të jepnin ndihmesë ushtarake për të mbrojtur, në emër të perandorisë, në radhë të parë trevat e tyre. Në të njëjten kohë ata liroheshin nga detyrimet kryesore fiskale kundrejt arkës perandorake dhe ç'është më kryesorja, fitonin një shkallë të lartë autonomie politike. Megjithëse qëllimi kryesor për të cilin u ngritën themat e Perëndimit ishte frenimi i ekspansionit të shtetit bullgar, ky i fundit, nga gjysma e shek.IX e sidomos nën sundimin e car Simeonit (893-927), ankesoi dora-dorës territore të Tesalisë, të themës së Nikopojës dhe të themës së Durrësit. Pas Simeonit qe car Samueli (976-1014) që i dha Mbretërisë Bullgare shtrirjen e saj më të gjerë. Aty nga viti 990 Samueli pushtoi qytetin e Durrësit. Pastaj ai vuri nën kontroll edhe krahinën e Dioklesë. Princi i saj Gjon Vladimiri pranoi të njihte pushtetin e carit bullgar, dhe si provë basnikërie u martua me Kosarën, vajzën e Samuelit. Me ardhjen në fron të perandorit Bazili II, Perandoria Bizantine kaloi në sulm në të gjtiha frontet. Më 1105 patrici durrsak Gjon Krisili, pasi mori një sërë premtimesh, ia dorëzoi qytetin e tij perandorit bizantin. Po atë kohë Samueli e humbi kontrollin mbi Dioklenë. Më 1018 mbeturinat e fundit të forcave bullgare, të komanduara nga djemtë e Samuelit (cari bullgar ndërkohë kishte vdekur), pësuan afër Beratit disfatën përfudimtare në luftë bizantinët. Kjo ngjarje shënoi rivendosjen e pushtetit në trevat shqiptare.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

https://klassa-7-2.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi